Mjeku i Qendrës së Mjekësisë Familjare 1 në Vushtrri ka dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake në seancën dëgjimore që u mbajt kundër tij.
Ndaj Avdullah Vojvodës, i denoncuar për sulm seksual, Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit, kërkesë kjo që nuk u aprovua nga Gjykata.
Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Vushtrri, e ka liruar mjekun dhe ndaj tij sipas informacioneve të para, është caktuar një masë alternative.
Vojvoda u arrestua pas denoncimit të një pacienteje, e cila raportoi më 4 gusht në Polici se i njëjti e ka sulmuar seksualisht gjatë kontrollit në QMF.
Denoncimi i saj i ka vënë në lëvizje Policinë dhe Prokurorinë, me ç’rast janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe është siguruar prezenca e mjekut të dyshuar.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit urdhëroi masën e ndalimit policor dhe më pas u ushtruar kërkesa për paraburgim, por që u refuzua.