Anëtari i PSD-së, Azdren Shala thotë se babai i Astrit Deharit, Avni Dehari është sakrifikuar me vetëdëshirë.
Këtë koment e bëri pas një fotografie të bërë në turnirin e shahut “Astrit Dehari”, ku shihet kryeparlamentari Konjufca dhe deputeti Dehari.
“Ketu figura qe eshte lujte dhe eshte sakrifikue me se shumti me vetedeshire, eshte e ulur ne karrige, Avni Dehari. Ata ne tabele te shahut kurgjo nuk jane”, thotë ai.
Tutje, Shala thekson se përpjekja e partisë në pushtet për me e vendos Astritin në radhën e heronjeve të këtij vendi është poshtërim për heronjtë.
“Nuk mundemi na me i fye keshtu te gjithe te renet. Me zone sa njeri per budallaki e naivitet vdes, lluge ish bo te varrezat e deshmoreve”, shkruan Shala.