spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Çfarë fshihet pas fryerjes së zakonshme të barkut

10% deri 30% e popullsisë vuan nga fryrja e barkut. Problemet me tretjen, menstruacionet, kapsllëku dhe alergjitë ushqimore janë shkaqet më të zakonshme të fryrjes dhe zakonisht janë të përkohshme. Sidoqoftë, nëse bëhet kronike, atëherë mund të jetë një shenjë e diçkaje më problematike.

3 probleme shqetësuese që mund t’ju bëjnë të ndjeheni të fryrë.

Infeksioni i traktit urinar: Një infeksion i traktit urinar (UTI) mund t’ju bëjë të nxitoni shpesh për në banjë. Ndonjëherë madje mund të bëjë që personi të ndjehet sikur duhet të përdorë përsëri banjën menjëherë pasi të ketë përfunduar. Mund të ndjehet si presion në bark, dhimbje ose fryrje. Ju gjithashtu mund të përjetoni ethe, të dridhura, të përziera dhe të vjella. Gjakderdhja gjithashtu mund të shkaktohet nga infeksione të rënda në veshka.

Sëmundje të mëlçisë- Sëmundja e mëlçisë, e cila mund të shkaktohet nga përdorimi i alkoolit, hepatiti C ose kanceri, mund të çojë në grumullimin e lëngjeve dhe të shkaktojë fryrje. Nëse fryrja është shkaktuar për shkak të një problemi në mëlçi, atëherë ju gjithashtu mund të ndjeheni të lodhur, ju krijohen shenja lehtë, ose mund të sëmureni me verdhëz. Nëse ky është rasti, duhet të kontaktoni menjëherë me një mjek.

Sëmundja inflamatore e zorrëve – Sëmundja inflamatore e zorrëve (IBD) është një gjendje inflamatore që prek kryesisht zorrën e trashë dhe zorrën e hollë. Kjo mund të shkaktojë diarre, dhimbje barku dhe madje edhe fryrje. Hulumtimet kanë treguar që njerëzit me sëmundjen e Crohn-it kanë më shumë gjasa të jenë intolerantë ndaj laktozës. Intoleranca ndaj laktozës mund të shkaktojë formacione gazi, të cilat më pas mund të çojnë në fryrje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit