LDK-ja po forcohet në diasporë.
Kësaj radhe, dega e LDK-së në Bayern ka zyrtarizuar nëndegën e re në Landau, shkruan GazetaKosova.net
Kjo u zyrtarizua përmes një Kuvendi tëhapur dhe demokratik, ku edhe u zgjodhën kryetar Tefik Jaha.
Kështu ka njoftuar kryetarja e degës së LDK-së në Bayern, Saranad Musliu.
Njoftimi i plotë:
LDK Landau
Mërgata ka vetëm një adresë – Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Sot, në kuadër të zgjerimit të nëndegëve, me kënaqësi zyrtarizuam nëndegën e re në Landau përmes një kuvendi të hapur dhe demokratik. Me votë unanime, z. Tefik Jaha u zgjodh kryetar i kësaj nëndege. I urojmë suksese të mëdha dhe bashkëpunim të sinqertë!
Ky kuvend u bë edhe më i veçantë falë pranisë së deputetit dhe kryetarit të Degës së Prizrenit, z. Driton Selmanaj, kryetarit të Degës së Podujevës, Dr. Ekrem Hyseni, dhe kryetares së Forumit të Gruas së Podujevës, znj. Fatlume Jaha.
I falënderoj nga zemra për praninë dhe kontributin e tyre të vlefshëm!
Na priftë e mbara!
#Shihemi në kuvendin e radhës në Nurnberg, më 9 nëntor!