Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka shkruar për tubimin që sot PDK mbajti në Itali, ku thotë se bashkatdhetarët treguan përkrahje të madhe për të si kryeministër në ardhje.
Ai thotë se në Kosovë po vjen ndryshimi.
Postimi i tij:
Bashkatdhetarët tanë në Itali treguan përkrahje të madhe për Kryeministrin në ardhje, z. Bedri Hamza, duke dëshmuar kështu se në Kosovë po vjen ndryshimi.
Gjatë takimit u prezantua plani i PDK-së për reforma ekonomike dhe mundësi investimi për diasporën, me synimin për një Kosovë më të fortë dhe të begatë.
Kosova mundet #mamirë
Bedri Hamza Kryeministër!