Në disa komuna me shumicë serbe në Kosovë flamujt serbë u ulën në gjysmështizë për shkak të ditës së zisë, të shpallur nga qeveria serbe për shkak të vdekjes së 14 personave si pasojë e shembjes së një strehe betoni mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në Novi Sad.
Mediumi serb “Kosovo Online” ka publikuar pamje që tregojnë se në Graçanicë, flamujt e Serbisë janë ulur në gjysmështizë.
Flamujt u ulën në gjysmështizë para Komunës së Graçanicës si dhe Qendrës Klinike Spitalore atje.
Në manastirin e Graçanicës, besimtarët individualisht ndezën qirinj për viktimat e tragjedisë në Novi Sad.Në Leposaviq, gjithashtu, raportohet se flamujt serbë janë ulur në gjysmështizë.