Nismës Socialdemokrate i është bashkuar edhe një anëtar i ri.
Kryetari Fatmir Limaj ka njoftuar se Burim Ugzmajli i është bashkuar partisë.
Kam kënaqësinë të prezantoj aderimin e ri në radhët tona, Burim Ugzmajli.
“Burimi jeton dhe vepron në Ferizaj, është një profesionist i shquar, ka përfunduar masterin e politikave të Bashkimit Evropian dhe ka mbi 20 vite përvojë në arsim. Ai sjell me vete një njohuri të thellë dhe një angazhim të palëkundur për zhvillimin e shoqërisë tonë”.
“Burimi do të kontribuojë me përkushtim në promovimin e vlerave tona dhe në forcimin e rolit të Nismës në proceset politik. E mirëpresim me gëzim dhe presim që së bashku të punojmë për një të ardhme më të ndritur për të gjithë qytetarë e Ferizajit. Mirë se erdhe, Burim!”, shkroi ai në Facebook.