Prokuroria në Pejë i ka caktuar 48 orë paraburgimi Arkimed Lushajt, reperit të njohur si Stresi.
Kështu bëjnë të ditur burime brenda Prokurorisë në Pejë.
Reperi është dorëzuar mëngjesin e sotëm në stacionin policor në Pejë pasi muaj më parë kishte një fletarrest ndaj tij.
Stresi është paraqitur me avokatin e tij ku është marrë në pyetje për më shumë se dy orë.