spot_img
Friday, November 1, 2024
spot_img

Stresi vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës

Reperi Arkimed Lushaj – Stresi, është vetëdorëzuar sot në stacionin policor të Pejës.

Lajmin për gazetën e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, cili deklaroi se ai u dorëzua mëngjesin e sotëm bashkë me avokatin e tij.

“Po, rreth orë 9:00, personi i kërkuar Arkimed Lushaj është vetëdorëzuar në polici së bashku me avokatin e tij. I njëjti ishte shpallur në kërkim nga policia para disa javësh”, konfirmoi Rugova.

Stresi akuzohet për veprën penale “lëndim i rëndë trupor” pas një sherri që ndodhi me Medi Isenin në një klub nate në Pejë.

Policia e Kosovës kishte shpallur në kërkim Stresin në lishje me këtë rast.

Ai kërkohej nga policia për ‘ndihmën’ nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor”.

Bashkë me të në kërkim ishin shpallur edhe reperi tjetër shqiptar Noizy dhe DJ i tij, Crax, të cilët ishin arrestuar më pas. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit