spot_img
Friday, November 1, 2024
spot_img

Haradinaj takon ambasadorin amerikan, konfirmon angazhimin për anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30, zhvilloi një takim me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë.

Gjatë takimit, u diskutuan zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë, me fokus të veçantë në përpjekjet për anëtarësim direkt në NATO.

Ish-kryeministri i Kosovës e siguroi ambasadorin Hovenier se aktivitetet politike të koalicionit do të përqendrohen në këtë synim të përbashkët.

“Plani aksional për anëtarësim në NATO mbetet objektivi ynë strategjik, si perspektiva e vetme për të siguruar paqe dhe siguri afatgjatë për vendin dhe rajonin tonë,” deklaroi Haradinaj pas takimit. Gjatë bisedës, Haradinaj shprehu mirënjohje të thellë ndaj ambasadorit dhe Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës. “E sigurova ambasadorin Hovenier se do të angazhohemi që aktivitetet tona politike të jenë të përqendruara në këtë synim të përbashkët,” shtoi kandidati për kryeministër, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit me aleatët ndërkombëtarë në rrugën drejt NATO-s.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit