Po të merrte frymë ende, heroi Zahir Pajaziti sot do t’i mbushte 62 vjet jetë.
“Pushka e Parë e Lirisë” lindi më 1 nëntor të 1962-tës, ndërsa ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997.
Në 11-vjetorin e rënies së tij, ish-presidenti Fatmir Sejdiu i akordoi dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës – Urdhrin Hero i Kosovës.
Zahiri ishte njëri nga komandantët e parë të UÇK-së, ndërsa vendlindja e tij është fshati Orllan i Podujevës.
Pajaziti dëshmor ra në Pestovë të Vushtrrisë, bashkë me Edmond Hoxhën e Hakif Zejnullahun.