Gazeta të enjten ka raportuar për një aksident të rëndë trafiku në fshatin Bresalc të Gjilanit, ku për pasojë një grua ka humbur jetën. Rasti është konfirmuar nga Policia dhe hetimet për rrethanat e aksidentit tashmë kanë filluar.
Fillimisht dje u raportua se nga ky aksident tre persona kanë mbetur të lënduar, ku më pas një grua humbi jetën në Qendrën Emergjente të Gjilanit, pasi nuk arriti t’i mbijetojë lëdimeve të marra.
“Pasagjerja shtease e Kosovës, si pasojë e lendimëve të marra në aksident ka ndërruar jetë ku vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët në QE-Gjilan”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Viktima e këtij aksidenti është një grua 46-vjeçare.
Ndërkaq, Policia ka zbuluar detaje të reja për këtë aksident në të cilin u përfshinë tre vetura, ku thuhet se lëndime kanë pësuar pesë persona dhe më pas njëra prej tyre ka humbur jetën.
“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të tre veturave. Si pasojë, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në emergjencën e Gjilanit, ku një femër ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.