spot_img
Friday, November 1, 2024
spot_img

GPS në veturë, Kajtazi: Dyshohet se i përket AKI-së, është pajisje vëzhguese e përgjuese

Gazetari Vehbi Kajtazi deklaroi që GPS që u gjet i vendosur në veturën e tij dyshohet se i përket AKI-së. Sipas tij, pajisja në fjalë është vëzhguese dhe përgjuese.

Gazetari Kajtazi, tha se “regjimi” ka futur gazetarët si subjekte të përndjekjes dhe hetimit.

“Ky regjim ka futur gazetarët si subjekte të përndjekjes dhe hetimit sepse ne nuk i pëlqejmë rëgjimit për shkak të aryre që flasim dhe atyre që shkruajmë dhe ekspozimit të korrupsionit, krimit, që i bëjmë kësaj qeverie. Intensifikimi i përgjimit ka ndodhur në momentin që kam publikuar bisedën e fundit të Mimoza Kusari-Lilës me terroristin Milan Radojiçiq…po flasim për hetim të paligjshëm sepse s’ka vendim të Gjykatës Supreme për këtë çështje”, tha Kajtazi sa i përket deklaratave të tij se është duke u hetuar paligjshëm.

Ai tha se pajisja u gjet kur e dërgoi veturën për kontrollim teknik.

“Gjatë kontrollit të veturës njëri nga punëtorët e ka vërejtë që në anën e majtë të rrotës është i vendosur një mjet që dukej i dyshimtë…Shihej që ishte GPS, kjo pajisje e cila i përket institucioneve ligjzbatuëse të Kosovës”, tha Kajtazi.

“Dyshohet që i përket AKI-së”, shtoi Kajtazi për GPS-in në fjalë.

“Është pajisje përgjuese dhe vëzhguese, ka kapacitet për incizim ambiental. Nëse telefonin e ki të lidhur në veturë atëherë dëgjohet në vazhdimësi dhe regjistrohet nga kjo pajisje”, deklaroi Kajtazi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit