Kampioni i Kosovës, Ballkani ka reaguar pas njoftimit të klubit Feronikeli 74 për largim nga garat e Superligës.
Klubi suharekas thotë se e ka pranuar me shqetësim të thellë këtë lajm, duke potencuar se tashmë “nuk është i fshehur fakti se po përballemi me verditke kontestuese nga gjyqtarët e ndeshjeve, pothuajse çdo javë”.
Tutje, Ballkani i ka bërë apel FFK-së që të ndërmerren masa në referim, pasi që supas tyre kjo çfarë po ndodhë me Feronikelin, mund t’i ndodhë ndonjë skuadre tjetër.
Njoftimi i plotë:
FC Ballkani e ka pranuar me shqetësim shumë të thellë, njoftimin nga Feronikeli’74 se ky klub ka vendosur të tërhiqet nga garat e mëtutjeshme të Superligës.
Arsyet e skuadrës nga Drenasi i ndjejmë të gjithë, pasi më nuk është i fshehur fakti se po përballemi me verditke kontestuese nga gjyqtarët e ndeshjeve, pothuajse çdo javë.
Ne si klub kampion e që i kemi dhënë shumë futbollit të Kosovës, bëjmë apel tek Federata e Futbollit të Kosovës që të ndërmerren masa progresive në referim, pasi kjo që sot po ndodh me Feronikelin, nesër mund të ndodh me ne apo klubet tjera kosovare.
Ekipi ikonik nga Drenica është i lidhur ngusht me historinë e futbollit tonë shtetëror, është 3 herë kampion, po aq herë fitues i Kupës së Kosovës e triumfues në dy Superkupa.
Klubet e tilla që kanë kontribuar gjatë që sporti më i dashur i tifozëve të shënojë progres, janë asete të Republikës andaj nuk mund të lejohet që t’i shikojmë të detyruar për akte të tilla.
FC BALLKANI!