Ibrahim Kelmendi, një nga udhëheqësit e LPK-së, me veprim dhe punë në emigracion- kryesisht Gjermani dhe Zvicër, është shprehur kundër një deklarate të Hashim Thaçit.
Thaçi ishte deklaruar për komunikatën nr 59, që sipas tij ishte lëshuar pa e ditë Shtabi i Përgjithshëm.
Por, me këtë deklaratë Kelmendi nuk pajtohet, teksa shton se, nuk duhet t’i besohet ‘këtij lloj tipi mashtrues’.
Postimi i plotë i Ibrahim Kelmendit:
Hashim Thaçi:
Janë lëshuar komunikata apo deklarata edhe nga bahnhofa…
Komplotisti Thaçi gënjen kur thotë se komunikata nr. 59 është nxjerr pa e dit Shtabi i Përgjithshëm, sepse ajo komunikatë është lëshuar më 31 tetor 1999, kur ende nuk ekzistonte Shtabi i Përgjithshëm.
Këtij lloj tipi mashtrues nuk duhet t’i besohesh as kur e pyet për orën…
[nga sekondi i 90-të i kësaj videoje, e emetuar nga RTK më 13.02.2019:]