spot_img
Thursday, November 14, 2024
spot_img

E dhimbshme: Nxënësi nga Peja humbi jetën në aksidentin e djeshëm në Llozicë 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Mazrekaj në Pejë. Djali i vetëm i familjes, Aroni, humbi jetën tragjikisht në aksidentin e djeshëm në fshatin Llozicë të Malishevës.

Për këtë lajm të hidhur kanë njoftuar familjarët, shkolla dhe miqtë e familjes Mazrekaj.

“E rëndë dhe e veshtirë ta kuptojmë për ty Aron se paske lënë ëndrrat në gjysmë! I urtë ,i qetë e shembullor, të gjithë u krenoheshim me ty, pse na ike Aron!

Me zemër të thyer dhe dhimbje të thellë morem lajmin për vdekjen e parakohshme të nxënësit tonë të dalluar, Aron Mazrekaj, i cili u nda tragjikisht nga jeta në një aksident fatkeq. Aroni ishte një shembull frymëzues për të gjithë ne.” – kanë shkruar nga shkolla ku viktima vijonte mësimet.

Aroni ishte bashkë me një person tjetër, në motoçikletë, në momentin që u aksidentuan.

Fatkeqësisht, ai humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërkaq viktima tjetër u dërgua për trajtim mjekësor.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit