spot_img
Thursday, October 31, 2024
spot_img

Kosova dhe Serbia shkëmbejnë akuza në takimin e Këshillit të Sigurimit

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbajti të mërkurën takimin e rregullt për Kosovën.

Në këtë takim, Kosova u përfaqësua nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ndërsa Serbia nga ministri Marko Gjuriq.

Takimi erdhi në një kohë kur procesi i dialogut i lehtësuar nga BE, ka ngecur me mospajtime të thella mes të palëve dhe kritikave të Uashingtonit dhe Brukselit se Serbia dhe Kosova po shkelin detyrimet nga marrëveshjet, duke u bërë thirrje të vazhdueshme të heqin dorë nga veprimet e njëanshme.

Përballja e Kosovës dhe Serbisë para Këshillit të Sigurimit u karakterizua me akuza të ndërsjella dhe interpretime plotësisht të ndryshme të zhvillimeve në Kosovë.

Gjuriq tha se situata në Kosovë gjatë dy viteve të fundit ka shënuar përkeqësim për shkak të veprimeve të njëanshme të Qeverisë së Kosovës, të cilën ai e akuzoi për krimin e një klime të frikës dhe mungesë të stabilitetit.

Ai akuzoi po ashtu se po refuzohet të respektohet marrëveshja e Brukselit dhe nuk po krijohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, duke thënë që veprimet e tilla të Kosovës janë një kundërshtim i drejtpërdrejt i Këshillit të Sigurimit dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Ndërkohë Gërvalla i hodhi poshtë akuzat e ministrit serb si “gënjeshtra të çmendura” duke u bërë thirrje anëtarëve të Këshillit të mos u besojnë atyre.

Ajo mbrojti vendimet e Qeverisë së Kosovës duke thënë që asnjë shtet tjetër nuk do të pranonte që institucionet e jashtëligjshme të një shteti tjetër të lëshonin dokumente personale, ndërkohë që akuzoi Serbinë për shkelje të vazhdueshme të marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Gërvalla tha se Serbia po vazhdon të mbrojë pjesëtarët e sulmit të armatosur në Banjskë dhe akuzoi Qeverinë e Serbisë se po luan rolin e aleates së Rusisë në rajon.

“Problemi për njerëzit e Vuçiqit nuk është Asociacioni. Ata e kanë problem vet ekzistencën tonë. Për ta Asociacioni nuk është mjet për të lehtësuar jetën e qytetarëve, është vetëm edhe një përpjekje për të shkëputur një pjesë të territorit të shtetit tonë, sikur që Putini ka bërë me Ukrainën. Ata nuk duan asgjë më pak se zhdukjen e Republikës së Kosovës”, deklaroi ministrja Gërvalla.

Përfaqësuesi amerikan, ambasadori Robert Wood, i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të rishqyrtojë mundësinë e mbylljes së misionit të OKB-së në Kosovë, të cilit tha ai i ka kaluar koha.

Ai kërkoi që këto takime të Këshillit të Sigurimit të zvogëlohen në një takim të vetëm vjetor që do të zhvillohej me dyer të mbyllura.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu thanë se Serbia “nuk ka bërë përparim të konsiderueshëm” në mbajtjen përgjegjës të autorëve të sulmit serb në Banjskë vitin e kaluar, përfshirë Radoiçiqin.

Në anën tjetër po ashtu shprehën shqetësimin “për veprimet e pa bashkërenduara” të Qeverisë së Kosovës që janë në kundërshtim me angazhimin e saj në procesin e dialogut.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit