spot_img
Thursday, October 31, 2024
spot_img

Westerlund: Ura e Ibrit duhet të hapet

Ambasadori suedez, Jonas Westerlund, ka ripërsëritur se serbët në veri duhet të integrohen, duke theksuar se kjo duhet të bëhet permes dialogut.

Westerlund ka theksuar gjithashtu se ura e Ibrit duhet të hapet, por me koordinim me të dyja palët në të dy anët e urës.

“Ura e Ibrit duhet të hapet, por çështja qëndron kur dhe si, prandaj duhet të bëhen konsultime me të dy anët e urës, por mendoj që ura duhet të hapet”, ka thënë Westerlund drejtpërdrejt nga ura e Ibrit.

Ambasadori suedez ka thënë gjithashtu se ka pasur pak zhvillim në veri, ndërsa ka theksuar se duhet të ketë më shumë ivestime në këtë pjesë.

“Ende nuk e kemi një zgjidhje, nuk kemi normalizim. E kemi marrëveshjen e Ohrit që do të duhej zbatuar, por është hap drejt një marrëveshjeje përfundimtare. Nuk ka ndjenjë të urgjencës për ta finalizuar këtë. Kur po shikojmë përreth e njëjta gjë që 25 vjet”, ka thënë Westerlund. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit