spot_img
Wednesday, October 30, 2024
spot_img

ShBA-ja në KS të OKB-së i kërkon Serbisë llogaridhënie për sulmin në Banjskë

Përfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së i ka bërë thirrje Serbisë që të sigurojë llogaridhënie për sulmin e ndodhur në Banjskë të Kosovës vitin e kaluar. Ai ka theksuar se Serbia nuk ka bërë asnjë përparim në mbajtjen përgjegjës të kryesve të atij sulmi.

Në KS të OKB-së përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shtuar se duhet të rishikohet mandati i UNMIK-ut, duke i bërë thirrje këtij të fundit që të ruajë neutralitetin dhe paanshmërinë.

“UNMIK-u e ka tejkaluar mandatin e tij fillestar dhe i bëjmë thirrje Këshillit që ta rishikojë mandatin e UNMIK-u dhe të fillojë planifikimin e perëndimit të tij. Inkurajojmë UNMIK-un që në të ardhmen të ruajë këndvështrimin neutral dhe të shprehë paanshmërinë e UNMIK-ut. Ka më shumë se një vit nga sulmi paramilitar në veri të Kosovës dhe Serbia nuk ka bërë asnjë lloj progresi në sigurimin e llogaridhënies së kryesve përfshirë Radoiçiqin.

Inkurajojmë në llogaridhënie të plotë në pajtim me sundimin e ligjit”, ka thënë ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit