spot_img
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

“Pse më ke zënë krevatin?”- Si ndodhi krimi në azilin e të moshuarve! 78-vjeçari goditi disa herë me shagë në kokë e trup shokun e dhomës

Detaje të reja dalin nga krimi i rëndë në azilin e të moshuarve ku një 78-vjeçar goditi për vdekje me bastun shokun e dhomës.

Raportohet se autori dhe viktima janë konfliktuar rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm (8 Gusht).

Ngjarja ka ndodhur në një dhomë të azilit privat ku 78-vjeçari iu është drejtuar iu është drejtuar shokut të dhomës duke i thënë “Pse më ke zënë krevatin?”. Më pas ai e ka goditur disa herë me bastun 82-vjeçarin në disa pjesë të trupit dhe në kokë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, viktima me iniciale V. V., ka ndërruar jetë në vengjarje.

Autori i ngjarjes, i moshuari me iniciale Z. Sh., është arrestuar nga policia për veprën penale “Vrasja me dashje”.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. Sh., 78 vjeç, banues në një azil privat për të moshuarit, për veprën penale “Vrasja me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se, sot më datë 08.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij të dhomës, shtetasin V. V., 82 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë”, njoftoi policia.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit