spot_img
Wednesday, October 30, 2024
spot_img

Vdes një 41-vjeçar në veri pasi dyshohet se konsumoi sasi të tepërt të alkoolit

Konsumimi i një sasie të tepërt të alkoolit i kushtoi me jetë një qytetari në Mitrovicë të Veriut.

Viktima u gjet i vdekur në banesën e tij nga një familjar para disa ditësh dhe për rastin Policia tashmë ka nisur hetimin.

Siç merr vesh gazeta bëhet fjalë për një 41-vjeçar, i cili dyshohet se ka konsumuar alkool në sasi të madhe dhe për pasojë ka humbur jetën.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe trupi më pas është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Veri. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është hapur si ‘Hetim i vdekjes’.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit