spot_img
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Shpërthim në Elbasan, raportohet për një të vdekur, policia jep detaje: Eksplozivi po montohej në një makinë

Policia e Elbasanit ka dalë me një deklaratë zyrtare për ngjarjen e rëndë në orët e para të mëngjesit, ku si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde plasëse, humbi jetën një person.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 04:10, në lagjen “Shënkoll”, kur një 24 vjeçar ishte duke vendosur lëndën eksplozive në automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit R. Ç.

Teksa bomba po montohej në makinë, ajo ka shpërthyer dhe i ka shkaktuar dëmtime të mëdha të riut, i cili ndonëse u dërgua me urgjencë në spital ndërroi jetë.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.

Identiteti i viktimës nuk dihet ende, teksa forca të shumta policie kanë rrethuar zonën, njofton policia.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit