Sot varroset Auron Myftari, që dyshohet se u ther për vdekje nga i vëllai
Vëllai tjetër, Agon Myftari përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se familja nuk do të hapë të pame, përcjell Klankosova.tv.
“Ju njoftojmë se varrimi i Auron (Hazir) Myftarit do të bëhet, më 29 tetor 2024, me namazin e drekës (ora 12:00), në varrezat e qytetit në ‘Arbëri’”.
“Njëkohësisht, ju njoftojmë se për shkak të rrethanave, familja nuk do të hapë të pame. Pritja do të bëhet vetëm në varreza”, ka shkruar Myftari.Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.