spot_img
Tuesday, October 29, 2024
spot_img

Deputetja e AAK-së: Kurti nëse vjen sërish në pushtet do ta implementojë “Zajednicën”

Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme, nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj ka kritikuar Qeverinë ‘Kurti’ lidhur me procesin e dialogut.

Kadrijaj tha se Kurti po mashtron, kinse nuk e ka pranuar Asociacionin.

“Kurti premtoi para ardhjes në pushtet që nuk do të dialogojë fare, por pranoi draftin më të keq të mundshëm. Kurti ende po mashtron që se ka pranuar Asociacionin dhe marrëveshjen por i ka pranuar dhe prandaj ndërkombëtarët kërkojnë implementim”, thotë Kadrijaj.

Deputetja e AAK-së shprehet se procesi i dialogut me Serbinë do të zvarritet deri në përfundimin e zgjedhjeve.

Sipas saj, nëse Kurti sërish vjen në pushtet, ai do ta implementojë ‘Zajednicën’.

“Do ta zvarris këtë proces deri pas zgjedhjeve dhe nëse vjen sërish në pushtet do ta implementoj edhe Zajednicën dhe marrëveshjet. Qeveria ka qenë jo transparente në këtë proces”, deklaroi Kadrijaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit