spot_img
Monday, October 28, 2024
spot_img

“A ka pasur politikë të ushtrohej dhunë…”- Dëshmitari Sopi flet për raportet UÇK-LDK

Fatmir Sopi, dëshmitari i radhës në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka folur me raportet e UÇK-së dhe LDK-së përgjatë kohës së luftës.

Sopi është pyetur nga mbrojtja edhe për atë që ai kishte deklaruar në seancën përgatitore, lidhur me atë se vëllai i tij ka qenë pjesë e LDK-së dhe pjesë e UÇK-së në të njëjtën kohë.

Mbrojtja e ka pyetur nëse ka qenë në dijeni se ka ekzistuar ndonjë politikë se UÇK-ja kishte pasur ndonjë politikë për të ushtruar dhunë ndaj LDK-së. I njëjti e ka mohuar një gjë të tillë.

Nuk ka pasur asnjë marrëveshje politike mes të radhëve të UÇK-së. Të gjithë e kanë pasë për parti dhe politikë luftën e drejtë dhe çlirimin e vendit tonë. Nuk jam në dijeni për diçka të tillë”, ka deklaruar ai.

Sopi tutje ka përmendur edhe komandantët e brigadave që kanë shërbyer në Zonën Operative të Llapit, të cilët ishin anëtarë të LDK-së.

“Ejup Gashi, komandant për rajonin e Mramorit ka qenë dhe është pjesë e LDK-së. Ka qenë komandant batalioni, ka qenë Shefki Gashi, ka pasë plot që kanë qenë pjesë e LDK-së që ju kanë bashkëngjitur UÇK-në dhe s’kanë kursyer asgjë që kjo luftë të ketë sukses”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit