spot_img
Monday, October 28, 2024
spot_img

“Nuk do ta doja ta shihja kurrë në këtë gjendje”- Sopi në Hagë me fjalë emocionuese për Jakup Krasniqin

Dëshmitari i radhës, Fatmir Sopi, ish-anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) përgjatë dëshmisë së tij ka thënë se nuk do të donte ta shihte kurrë në sallë gjyqësore ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi.

Sopi, i pyetur nga Prokuroria e Specializuar lidhur me një video të një vizite të Jakup Krasniqit në lagjen “Kolovicë e Re” ku po qëndronte shtabi i Zonës Operative të Llapit, është shprehur me emocion.

Kjo çka pash më ngjall emocione, sepse ma kujton zëdhënësin e UÇK’së, njeriu i cili jepte zë dhe jepte shpirt dhe zemër çdo luftari, të nderuarin Jakup Krasniqin, i cili në cilësinë e ministrit bën një vizitë në shtabin e Zonës Operative të Llapit”, deklaroi Sopi.

E vërtetë që është Jakup Krasniqi dhe nuk do ta doja ta shihja kurrë në këtë sallë dhe në këtë gjendje”, vijon deklarimi i tij.

Në dëshminë e tij përmendet edhe Rrustem Mustafa dhe Ajet Potera.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit