spot_img
Monday, October 28, 2024
spot_img

Tubimi i Trumpit në New York, i mbushur me zemërim dhe kërcënime raciste

Zemërimi dhe gjakftohtësia u shfaqën më shumë se kurrë në qendër të skenës në Madison Square Garden të New Yorkut të dielën mbrëma, teksa kandidati republikan Donald Trump mbajti një tubim të mbushur me komente raciste, ofendime të ashpra dhe kërcënime të rrezikshme për emigrantët.

Nëntë ditë para zgjedhjeve, Trumpi përdori tubimin në New York për të përsëritur pretendimin e tij se ai po lufton “armikun e brendshëm” dhe përsëri premtoi të nisë “programin më të madh të dëbimit në historinë amerikane”, raporton The Guardian.

Ngjarja në Madison Square Garden, në qendër të Manhatan-it, ka ngehur krahasime me një tubim famëkeq nazist të mbajtur në arenë në vitin 1939. 

Tim Walz, kandidati i Kamala Harris për zëvendëspresident ka deklaruar se ka një “paralele të drejtpërdrejtë” midis dy ngjarjeve, teksa Komiteti Kombëtar Demokratik projektoi imazhe në pjesën e jashtme të ndërtesës të dielën duke përsëritur pretendimet e ish-shefit të stafit të Trumpit, se Trumpi kishte “lavdëruar Hitlerin”.

Gjatë tubimit disa-orësh, një nga folësit e përshkroi Porto Rikon, shtëpia e 3.2 milionë qytetarëve amerikanë, si një “ishull mbeturinash”. 

Komentet e Puerto Rikos, të bëra nga Tony Hinchliffe, një podkaster me një histori komentesh raciste, u kritikuan menjëherë nga fushata Harris-Walz. 

Ricky Martin, ylli i muzikës pop nga Puerto Riko i cili ka më shumë se 18 milionë ndjekës në Instagram, shkroi në një postim: “Kjo është ajo që ata mendojnë për ne. Votoni për @kamalaharris”>

Zëdhënësja e fushatës së Trumpit, Danielle Alvarez ka thënë në një deklaratë se “kjo shaka nuk pasqyron pikëpamjet e presidentit Trump apo fushatës”.

Por kjo mund të rezultojë problematike në Pensilvani, ku shumica e 580,000 votuesve latinë me të drejtë vote të shtetit vendimtar janë me prejardhje portorikane. 

Të dyja palët që garojnë në zgjedhje janë përpjekur të tërheqin votuesit latinë në javët e fundit të fushatës, teksa Harris kishte vizituar një restorant porto-rikan në Filadelfia më herët të dielën, ku ajo përshkroi planet për të prezantuar një “taskforcë për mundësitë ekonomike” për Porto Rikon.

Ndërkohë Trumpi vazhdoi me deklaratat e tij të shpeshta për imigracionin duke pretenduar se një “bandë e egër burgu venezuelian” kishte “pushtuar Times Square”. 

Ish-presidenti gjithashtu deklaroi gabimisht se administrata Biden nuk kishte para për t’iu përgjigjur një stuhie të fundit në Karolinën e Veriut sepse “ata shpenzuan të gjitha paratë e tyre duke sjellë emigrantë të paligjshëm”.

“Ne po konkurrojmë kundër diçkaje shumë më të madhe se Joe apo Kamala dhe shumë më të fuqishme se ata, e cila është një makineri masive, vicioze e së majtës radikale që drejton partinë e sotme Demokratike”, ka deklaruar Trump.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit