spot_img
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Deputeti i AAK-së thotë se në Ministrinë e Mbrojtjes ka afera korruptive

Një situatë alarmante po ndodh brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në vitin 2023 dhe 2024, mbi 11% e ushtarëve kanë lëshuar radhët e FSK-së, një shifër e frikshme që përfshin 257 ushtarë vetëm në vitin e kaluar.

Kjo situatë është shoqëruar me shqetësime të mëdha për kushtet financiare dhe pagat e pamjaftueshme, faktorë kyç që po i detyrojnë ata të largohen.

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj, thotë se Ministria e Mbrojtjes ka bërë punë të mirë, por sipas tij, ka edhe afer korruptive.

Këtu ai thekson se, tenderit për ushqim po i vjen “era korrupsion”.

“Mendoj se ka bërë punë të mirë, por ka edhe afera korruptive, siç është tenderi për ushqim dhe po i vjen era korrupsion. Po i vjen era korrupsion, prandaj në këtë drejtim, po e humb imazhin e një ministrie që nuk duhet të ketë afera, por duhet të jetë në foksion të sigurisë dhe të shtetit”, tha Lekaj.

Por, cila është arsyeja që ushtarët po japin dorëheqje?

“Dorëheqjet e ushtarëve nga FSK-ja, po vijnë se Ministria e Mbrojtjes, krahas përkrahjes financiare, nuk korrospon fare me realitetin, me zhvillimin ekonomik dhe pagët e ulëta. Kjo i detyron ushtarët që të japin dorëheqje”, tha Lekaj per Blic.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit