spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Pagjumësia e njëjtë si dehja nga alkooli!

Gjithmonë e më shumë ka studime për mënyrën se si ndikon gjumi në organizmin tonë dhe veçanërisht tek truri.

Një grup studiuesish nga shkolla e mjekësisë në Los Angeles dhe nga universiteti i Tel Avivit në Izrael konfirmuan se mungesa e gjumit ka një impakt të ashpër në mënyrën se si funksionon truri.

Për trurin mungesa e gjumit është sikur të jesh i dehur nga alkooli dhe akoma më shumë.

“Zbuluam se mungesa e ushqimit dhe e gjumit i privon neuronet nga aftësia e një mirëfunksionimi. Kjo i hap rrugë gabimeve konjitive për mënyrën se si e perceptojmë dhe reagojmë para botës që na rrethon.” – shpjegon Itzhak Fried.

Studiuesit punuan me mbi 12 persona me epilepsi dhe vunë re se konvulsionet nxiteshin nga pagjumësia. Iu kërkua pjesëmarrësve që të kategorizonin imazhe të ndryshme sa më shpejt që të mundnin. U vu re se sa më të pagjumë dhe të lodhur të ishin pjesëmarrësit, aq më e vështirë ishte detyra për ta dhe më e ngadaltë si ekzekutim.

Mungesa e gjumit i bën qelizat nervore të ngadalta dhe në këtë mënyrë preket komunikimi nervor. Studiuesit zbuluan se qelizat nervore që vononin në kohë për t’u përgjigjur ishin të lidhura me valë cerebrale më të ngadalta krahasuar me ato që regjistrohen zakonisht gjatë fazave të gjumit dhe se ky aktivitet ndodhte në të njëjtat zona cerebrale, shkruan bota.al. Këto valë të ngadalta ndërpresin aktivitetin cerebral dhe ndikojnë në kryerjen e detyrave. Kjo dukuri sugjeron se zonat e seleksionuara të trurit ishin të përgjumura dhe kjo shkakton gabime mendore, ndërkohë që pjesa tjetër e trurit është e zgjuar dhe funksionon si zakonisht,”- sqaron Fried.

Studiuesit e krahasuan mungesën e gjumit me konsumimin e tepërt të alkoolit. Kjo është edhe arsyeja se pse rekomandohet të merren masa kur i jepet makinës i përgjumur. Është e ngjashme me konsumimin e alkoolit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit