spot_img
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Cilësia e punimeve në Podujevë, mbin bari në asflatin e shtruar para rreth dy viteve

Cilësia e punimeve në Podujevë, mbin bari në asflatin e shtruar para rreth dy viteve.

Banorët e rrugës “Sejdi Sejdiu” janë ankuar për cilësinë e punimeve në këtë rrugë.

“Kjo rrugë është shtruar në vitin 2022, kanalizimin e kanë qitë edhe se kanë rregullu qysh duhet, se kanë ngjeshë. Pastaj ka shku dheu teposhtë. Se kanë rregullu si duhet, diku vetëm 3 centimetra asfalt ka” – ka thënë Sylejman Sejdiu, banorë i fshatit Siboc i Epërm.

Pamjet dhe deklarimet e banorit i ka komentuar kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi. Ai ka thënë se ka telashe me kompanitë që nuk i kryejnë punët si duhet.

“Janë qito kompani që i kemi, nuk mujmë me i bë as ma të forta. Ka probleme ka lëshime” – ka thënë Bulliqi.

“Ajo rrugë unë e di që është shtruar në vjeshtë, nuk po e di a në 2022 a në 2023. Ka shumë telashe, unë mendoj që është papërgjegjësi e drejtorisë që se ka mbikqyrë këtë projekt” – ka thënë kryetari i Podujevës në “Jeta në Komunë.” /Kallxo

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit