spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Shega, helmi kundër tumoreve. Ja se si ta përgatisni lëngun e saj

Sipas një studimi të kryer nga Dr. Manuela Martins-Green në emër të Shoqërisë Amerikane për Biologjinë e Qelizave, lëngu i shegës është një ushqim i fuqishëm kundër kancerit. Sidomos sa i përket prostatës. Nga analizat e kryera nga Martins-Green dhe kolegët, u pa se qelizat kancerogjene të trajtuara me lëngun e shegës treguan rënien e tyre dhe aftësimin e qelizave të shëndetshme. Për këtë arsye mund të thuhet se lëngu i shegës mund të jetë një helm i vërtetë për kurimin e tumoreve.

Karakteristikat ushqyese dhe fitoterapike të shegës janë të rëndësishme, duke ndihmuar për kurimin edhe të sëmundjeve të tjera. Shega është frut që karakterizohet nga një sërë përfitimesh për shëndetin tonë. Përveçse të qenit terapeutik, është edhe një antitumor i fuqishëm. Kjo karakteristikë vjen nga flavonoidet, fenilpropanoidët, acidet hidrobenzoike dhe acidet yndyrore, të cilat i ka me tepri.

Është gjithashtu një antioksidant i fuqishëm dhe ndihmon për mbrojtjen e shëndetit dhe arterieve të zemrës, si dhe ndikon pozitivisht në metabolizëm, duke bërë të mundur funksionimin e duhur.

Shega është një burim i pasur i Vitaminës A, C, E dhe Vitaminave të grupit B. Si një frut i pasur me ujë dhe përmbajtje të lartë kaliumi, e bëjnë atë një ushqim të dobishëm për të pastruar trupin duke stimuluar duresën, e vlefshme për shëndetin e veshkave.

Lëngu i shegës, sipas kërkimeve, është shumë toksik për qelizat e kancerit. Shega është njëherësh dhe një burim i pasur i acidit ellagik, një substancë që doli në dritë kohët e fundit nga studimi ku përfshiheshin manaferrat, luleshtrydhet dhe arrat. Është pikërisht ky acid që vret qelizat tumorale.

Si ta përgatisim lëngun e shegës?

Ju nevojiten 4/5 shegë mundësisht BIO.

Hapi i parë është heqja e lëkurës dhe grumbullimi i kokrrave me durim.

Nëse dëshirojmë, mund të shtojmë dhe fruta të tjerë.

Një kokërr shegë përmban të paktën 75 kalori, ndërsa në 100 gram lëng ka rreth 65 kalori.

Një tjetër mënyrë për të marrë të gjitha përfitimet e shegës është ta pini në formë çaji.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit