spot_img
Thursday, November 14, 2024
spot_img

Personi që dyshohet se theri vëllain për vdekje po trajtohet në Emergjencë

Gazeta raportoi sot në mbrëmje për një ngjarje të rëndë që ndodhi në kryeqytet, ku një person u ther për vdekje me thikë nga vëllai i tij. Ky rast tronditi familjen Miftari, ndërsa akoma s’dihet motivi dhe rrethanat e rastit.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku thonë se sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për përleshje mes dy personave.

Tutje thuhet se shkak i plagëve të marra nga therja me thikë, viktima ka ndërruar jetë.

Ndërkaq nga QKUK bëjnë me dije se personi që theri vëllain në Prishtinë, është duke u trajtuar në Emergjencë.

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla njoftoi se gjendja e tij aktualisht është stabile.

“Një i lënduar me armë të ftohtë është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente, për momentin janë duke iu kryer ekzaminimet e duhura. Gjendja është stabile”, është shprehur ai.

Policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin, i cili doli të jetë vëllai i viktimës, Gent Miftari.

Miftari po dyshohet se e theri disa herë me thikë vëllain e tij, për motive akoma të panjohura.

Auron Miftari mbeti i vdekur si pasojë e therjes me thikë, pasi nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit