spot_img
Monday, October 28, 2024
spot_img

Krimi i rëndë në Prishtinë: Policia akoma në vendngjarje, hyrja e banesës e rrethuar me shirita

Gazeta raportoi sot në mbrëmje për një ngjarje të rëndë që ndodhi në kryeqytet, ku një person u ther për vdekje me thikë nga vëllai i tij. Ky rast tronditi familjen Miftari, ndërsa akoma s’dihet motivi dhe rrethanat e rastit.

Rasti ndodhi para rreth dy ore dhe vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i Emergjencës.

Policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin, i cili doli të jetë vëllai i viktimës, Gent Miftari.

Miftari po dyshohet se e theri disa herë me thikë vëllain e tij, për motive akoma të panjohura.

Auron Miftari mbeti i vdekur si pasojë e therjes me thikë, pasi nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ndodhet ende tek hyrja e banesës ku ndodhi krimi dhe se tashmë hyrja për tek banesa është rrethuar me shirit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit