spot_img
Monday, October 28, 2024
spot_img

“Nuk mund të jetë mjek ose piktor”, Spartak Ngjela zbulon profesionin që do të bënte kryeministrin perfekt për shqiptarët!

Avokati Spartak Ngjela shpjegoi pse qeveritë shqiptare, sipas tij, kanë qenë të paafta për të zhvilluar vendin.

Ai shprehet se qeveritë nuk kanë program zhvillimi, ndërsa shton se sot nuk ka industri, por ka vetëm bujqësi. Ngjela thotë gjithashtu se ne vendi ynë nuk është akoma në stadin perëndimor të zhvillimit.

“Qeveritë nuk kanë program zhvillimi, janë nën nivelin e qeverive komuniste. Ajo ishte diktaturë, por kishte program zhvillimi. Hapte fabrika, uzina, punësim… Sot nuk ka zhvillim. Zhvillimi do program, është sistem, por këtu nuk ka industri. Ka vetëm bujqësi. Nuk dinë të kooperojnë me kapitalin shqiptar. Nuk i ka shteti në dorë investimet, por kapitali. Shteti ndihmon, krijon bashkimet e kapitaleve, por shteti nuk e bën dot se nuk janë profesionistë. Nuk gjen vend perëndimor që kryeministrin mos ta ketë ose jurist të famshëm, ose ekonomist të famshëm. Ne nuk jemi akoma në stadin perëndimor të zhvillimit”, deklaroi avokat Ngjela.

Ngjela ironizon duke thënë se nuk ka vend që ka për kryeministër një mjek ose piktor. Sipas tij, kryeministri duhet të jetë ose ekonomist ose avokat”.

“Pa profesion nuk bëhet skemë për zhvillim ekonomik. E bën një kryeministër që ka mendim, ka bërë libra, ne nuk kemi të tillë. Nuk kanë profesion për të drejtuar shtetin. Nuk mund të jetë kryeministër një mjek ose piktor. Kryeministri duhet të jetë ose ekonomist i madh, ose avokat i madh”, tha avokati Ngjela.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit