spot_img
Monday, October 28, 2024
spot_img

Çun Lajçi tregon një ndodhi me mërgimtarët: Pyetjet s’i kanë për librin, por për Albinin dhe kjo…!

Aktori Çun Lajçi përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me shitjen e librave të tij dhe interesimin e madhë që qytetarët kanë të flasin për kryeministrin Kurtin.

Ai thotë se kalimtarët janë më shumë të interesuar të flasin për Kurtin se sa të blejnë librat tek unë.

“Pyetjet s’i kanë për librin, por për Albinin dhe kjo s’me pëlqen, por unë buzëqesh. E duan, shumë e duan, dhe unë s’ua prish, ashtu është shija e njerëzve dhe njerëzit janë qeshit-qeshit”, shkruan aktori në shkrimin e tij në Facebook.

Postimi i plotë

I thashë: “Mos po bëhet shumë, edhe Albini, edhe pasuli!”

Zanat i vjetër, ky zanat i shitjes. Duhet ta rregullosh mallin që të duket bukur e të shitet nga larg, pastaj si nusja me duvak, që bën divan me duar në bel, duhet të rrish duke i joshur kalimtarët e shumtë. Fytyra dhe sytë sikur thonë: “Kthehuni, blejeni mallin tim, se si ky s’e gjeni në çarshi!”

Pastaj i sillesh mallit rreth e rreth, dhe përsëri fillon ta rregullosh nga e poara. Ua ndërron vendet, i vendos njërën mbi tjetrën, i kthen kopertinat djathtas, pastaj majtas, pastaj i radhit si ushtarët mbi kofër dhe përsëri sillesh rreth e rreth.

“Ejani, merrni mallin tim, se si ky nuk e gjeni në Shkup e në Shkodër!” i flet shikimi dhe ulet në stol, që rrin përbri!

Tani ka ndërruar vend, qytet e shtet! Tani edhe gjuhët i ka ndërruar! Dhe vijnë shqiptarët turra-turra e zënë vend në tavolinat me ushqime të zgjedhura për merak. Shqiptarë të bukur, madje më të bukur se në Sheshin Nënë Tereza, madje më të çiltër e më të mallshëm, madje edhe më atdhedashës se ç’e merrni me mend, dhe me marrin në grykë njerëzisht.

Pyetjet s’i kanë për librin, por për Albinin dhe kjo s’me pëlqen, por unë buzëqesh. E duan, shumë e duan, dhe unë s’ua prish, ashtu është shija e njerëzve dhe njerëzit janë qeshit-qeshit! Kot u thua pse s’e doni Ramushin, Abdixhikun apo atë kryetarin e Mitrovicës që është bërë merak të bëhet Kryeministër. Kot iu flet, njerëzit kanë preferencat e veta, e duan Albinin dhe pikë. Madje si pranverën po e prisnin ditën e votimeve.

“Me 1 nëntor ai vjen në Arau,” më tha kamarieri. “Unë s’do t’shkoj në punë atë ditë! Jo, do t’shkoj me takuar Albinin, ai është fati ynë dhe e mira e Kosovës!”

Unë rrija si nuse në divan dhe ua ndërronja vendet librave. E kisha hallin si t’i shisja të shkretat, por mërgimtarët e kishin hallin: a po fiton Albini me 60 përqind apo më shumë!

Njëri më pyeti: “A do të hash një drekë prej meje?” I thashë: “Po, mos po bëhet shumë, edhe Albini, edhe pasuli,” dhe qeshëm!

Fahreëeid, 27.10.2024

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit