spot_img
Monday, November 25, 2024
spot_img

SHBA i drejtohet Qeverisë së Kosovës

Matthew Miller, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, ka thënë se veprimet e fundit të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës, rrezikojnë mundësitë të cilat i ka krijuar vendi me ndihmën e ShBA-së.

Në një konferencë të sotme me gazetarë, Miller u pyet nga një gazetare serbe nëse do të ketë veprime ndaj kryeministrit Albin Kurti për, siç u shpreh ajo, “shkelje të vijave të kuqe”.

“Nuk do të spekuloj për veprime në të ardhmen. Mund të them se jemi të shqetësuar me vendimet e vazhdueshme të pakoordinuara nga lidershipi i Kosovës. Ne besojmë se ato i rrezikojnë mundësitë të cilat e ndihmuam Kosovën që t’i krijojë”, tha ndër të tjera Miller.

Ai tha se ShBA-ja ka qenë partner i fuqishëm i Kosovës që nga shpallja e pavarësisë më 2008, ndërsa tha se e inkurajojnë qeverinë e Kosovës që të punojë me partnerët e saj të afërt.

“Nëse e shikoni rrëfimin që nga pavarësia e Kosovës, ShBA-ja e ka mbështetur fuqishëm integrimin e saj të plotë në komunitetin ndërkombëtar si demokraci sovrane e multietnike. Por, për ta realizuar këtë vizion, që është vizion të cilin edhe ne e ndajmë, ne kemi bashkëpunuar me liderët e vazhdueshëm politikë të Kosovës në masa që forcojnë paqen dhe prosperitetin brenda ndërsa avancojmë Kosovën në këtë rrugë euro-atlantike në të cilën jeni pajtuar”.

“Do ta inkurajonim qeverinë e Kosovës të kthehet në angazhim të afërt dhe konstruktiv me ShBA-në, BE-në, NATO-n dhe me partnerët tjerë të afërt ndërkombëtarë të Kosovës dhe e kemi bërë atë të qartë, siç po e bëj tani publikisht, ia kemi bërë të qartë qeverisë edhe privatisht”, potencoi zëdhënësi i DASh-it, Matthew Miller.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit