Wednesday, October 16, 2024
spot_img

Ish-ministri i Brendshëm: Hapja e urës pa bashkëpunim me ndërkombëtarët, mund të përshkallëzojë situatën

Ish- ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi shpreson që Qeveria e Kosovës t’i merr parasysh thirrjet e ndërkombëtarëve të cilët kanë kërkuar që ura e Ibrit të mos hapet për qarkullim të veturave.

Gashi ka thënë se hapjen e urës pa një bashkëpunim me parterët dhe banorët lokal do të krijojë tensione të cilat mund të përshkallëzojnë situatën.

“Hapja e urës pa një bashkëpunim të drejtpërdrejtë me institucionet ndërkombëtare dhe popullatën lokale atje, do të krijojë tensione të cilat mund të përshkallëzojnë në situata të cilat është vështirë të parashikohen. Dhe në këtë drejtim Kosova mund të vije në një situatë të tillë të vështirësive , jo vetëm të bashkëpunimit  me institucionet ndërkombëtare , por dhe në rrafshin e autorizimeve dhe përgjegjësitë në ato komuna”, ka thënë ish-ministri Gashi.

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri ka thënë se ura e Ibrit do të hapet gjatë kësaj vere.

Ai ka thënë se nuk mund të  jap datë të saktë, por se situata po përcillet me kujdes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit