spot_img
Saturday, October 26, 2024
spot_img

“Ndëshkimet janë mjaft të ashpra”: Avokati tregon se sa mund të dënohen sulmuesit e dyshuar të Muhaxherit

Ardian Bajraktari, avokat, ka shkruar një status, në të cilin ka treguar për dënimet që mund të marrin personat që sulmojnë personat zyrtarë.

Bajraktari këtë shkrim e ka shkruar pas sulmit ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Sipas Bajraktari, i cili e citoi Kodin Penal të Kosovës, kushdo që e sulmon apo e kanos seriozisht “se do ta sulmojë personin zyrtar”, dënohet me “burgim prej tre muaj deri në tre vjet”.

“Sipas kësaj dispozite, ndër të tjera parashihet se kushdo që sulmon ose kanoset seriozisht se do ta sulmojë personin zyrtar, në lidhje me detyrat zyrtare, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet.

Kur kjo vepër rezulton me lëndime të lehta trupore të personit zyrtar, kryesi denohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet, e nëse ka lëndim të rëndë trupor të personit zyrtar apo ndihmësit të tij, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet” – ka shkruar Bajraktari, ndër të tjera.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit