Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas sulmit ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit.
Në emër të LDK-së, Hoti dënon ashpër këtë akt të dhunshëm, dhe kërkon nga autoritetet rezultate të shpejta për këtë çështje si dhe personat të mbahen përgjegjës para drejtësisë.
“Sulme të tilla nuk i shërbejnë demokracisë dhe janë nxitëse në këtë periudhë. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë, dhe veprime të tilla kërcënojnë sigurinë dhe mirëqenien e udhëheqësve tanë. LDK në këto momente qëndron me kryetarin Muhaxheri dhe familjen e tij”, ka shkruar Hoti në Facebook.