spot_img
Saturday, October 26, 2024
spot_img

Muhaxheri reagon pas sulmit fizik ndaj tij

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar pasi u sulmua fizikisht nga dy persona mëngjesin e sotëm.

I pari i Pejës ka publikuar një foto me shumë miq të tij siç i ka quajtur ai, teksa e ka cilësuar sulmin si të “befasishëm”.

“I rrethuar mes miqëve. Pas sulmit te befasishëm, jam shëndoshë e mirë. Ju falenderoj të gjithëve për interesimin”, ka shkruar ai në Facebook.

Gazeta zbuloi ekskluzivisht emrat e dy personave të dyshuar në këtë rast, të cilët janë Korab Lulaj dhe Dukagjin Lulaj.

Po ashtu, mësohet se sulmi dyshohet se ka qenë i motivuar për shkak të funksionit të tij.

Sipas burimeve, sulmi lidhet me një pronë të të dyshuarve, të cilën komuna thuhet se nuk ka vepruar në favor të kërkesave të tyre.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit