spot_img
Saturday, October 26, 2024
spot_img

Trump paralajmëroi shkarkimin e këtij prokurori, avokatët shpjegojnë pse do të ishte në favor të Thaçit dhe të tjerëve

Paralajmërim për shkarkim të prokurorit Jack Smith, ka dhënë kandidati për president të SHBA-së, Donald Trump. Shkarkimi i Smith që ka qenë kryeprokuror i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, në kohën e ngritjes së aktakuzave për krime lufte ndaj ish krerëve të UÇK-së, vlerësohet se do të ishte në favor të të akuzuarve në Hagë.

Në kuadër të fushatës zgjedhore, Donald Trump paralajmëroi se veprimi i parë i tij do të jetë shkarkimi i prokurorit, Jack Smith.

Ky ka hetuar Trump, për dyshime se në kohën sa ishte president i SHBA-së, zbuloi informacione konfidenciale.

Nëse Trump merr besimin e amerikanëve për ta udhëhequr vendin dhe nëse i përmbahet paralajmërimit të tij për prokurorin Smith, vlerësohet se do të jetë në favor të ish krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Nëse shkarkohet për shkak të shkeljeve dhe aferave korruptive do të ndikojë edhe në procesin gjyqësor që është duke u zhvilluar pranë Dhomave të Specializuara në Hagë. Për shkak se pikërisht Smith është ai që ka ngritur aktakuzën dhe ka kryer hetime kundër krerëve të UÇK-së. Fitorja e Trumpit do të jetë me siguri në favor të akuzuarve pranë Dhomave të Specializuara, duke pasë parasysh që këshilltari dhe personi më i afërt me Trumpin, ka deklaruar se do të ketë ndryshime edhe në Gjykatën Speciale”, ka thënë avokati, Skender Musa.

Në këto hetime, Smith shkoi pasi dha dorëheqje si kryeprokuror i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

E një rikthim i tij në Hagë, shihet si vështirë i mundshëm.

“Secili shtet financues i Gjykatës Speciale, i dërgon personat e vet, varësisht prej se si bëhet ndarja e funksioneve. Mirëpo, kjo varet krejt prej institucioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, se cilët persona i dërgojnë në Gjykatën Speciale. Konsideroj se puna e tij ka përfunduar, misioni i tij ka përfunduar.”, deklaroi avokati, Kadri Osaj.

Smith ushtroi funksionin e kryeprokurorit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, për katër vite me radhë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit