spot_img
Friday, October 25, 2024
spot_img

E pabesueshme/ Lirohet Shaban Gogaj – vrau midis lokalit të tij Agonis Tetajn

Me aprovimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të Shaban Gogajt, avokatit Besnik Berisha, është ndryshuar aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Pejë dhe rrjedhimisht Gogaj është liruar. Vendimi i Gjykatës Supreme është marrë dje kjo është konfirmuar tashmë edhe nga Berisha.

Avokati Besnik Berisha përmes një njoftimi në Facebook, bëri të ditur se Shaban Gogaj është liruar të enjten nga Burgu i Dubravës, sipas vendimit të Supremes.

“Meqe kam thirrje e mesazhe te shumta per te konfirmuar nese Shaban Gogaj eshte liru nga burgu, per korrektesi, ndonese nuk e kisha ndermend ta beja teme e as nuk metoj te krekosem per kete vendim, pergjigja eshte PO, Shaban Gogaj eshte liru dje nga Burgu i Dubraves dhe lirimi i tij eshte bere me vendim te Gjykates Supreme.”

Ndër të tjera, avokati Berisha tha se përfundimisht u konfirmua se vrasja ndodhi nga pakujdesia, verdikt ky që u shpreh nga drejtësia.

“Ashtu sic e kam thene nder vite, vrasja e Agonis Tetaj ishte nje fatkeqesi qe goditi se paku dy familje, por u konfirmua perfundimisht se vrasja ndodhi nga pakujdesia dhe per kete  verdikt final u shpreh drejtesia.”

Berisha në fund u shpreh se Gogaj u lirua nga burgu, por jo edhe nga dhimbja shpirtërore për humbjen e shokut, të ndjerit Agonis Tetaj.

“Shaban Gogaj u lirua nga burgu por jo edhe nga dhimbja shpirterore per humbjen e shokut e kolegut, Agonis Tetaj.

Agonis Tetaj eshte i gavruar ne mendjen dhe shpirtin e Shabanit perjetesisht!

Zoti e forcofte dhe e bekofte familjen e tij!” – përfundoi Berisha.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit