spot_img
Friday, October 25, 2024
spot_img

Ministri i Mbrojtjes publikon pamjet: Prodhuresit e armëve nga Turqia do të jenë adresë e Kosovës për blerjen e armatimit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në Turqi u takua me me drejtuesit e Agjencisë së Industrisë të Mbrojtjes së Republikës së Turqisë.

Sipas njoftimit të ministrisë në këto takime Maqedonci u njoh dhe u informua me inovacionet e fundit në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe të mbrojtjes së hapësirës ajrore.

Ministri theksoi se prodhuesit e sistemeve të armatimit nga Turqia kanë qenë dhe do të jenë ndër adresat shtetërore më të shpeshta të blerjeve të armatimit nga Republika e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë vizitës zyrtare në Turqi, zhvilloi disa takime me drejtuesit e Agjencisë së Industrisë të Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, si dhe me prodhues të sistemeve ushtarake, me disa prej të cilëve janë prokuruar sisteme të armatimit dhe pajisje të ndryshme ushtarake.

Në këto takime ai u njoh dhe u informua me inovacionet e fundit në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe të mbrojtjes së hapësirës ajrore.

Me këtë rast, ai ministri theksoi se prodhuesit e sistemeve të armatimit nga Turqia kanë qenë dhe do të jenë ndër adresat shtetërore më të shpeshta të blerjeve të armatimit nga Republika e Kosovës, sepse Kosova dhe Turqia janë aleatë dhe partnerë strategjikë, për mbrojtje e siguri dhe për qëndrueshmëri e paqe.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit