spot_img
Friday, October 25, 2024
spot_img

Gani Geci e akuzon vëllain e Thaçit për vrasjen e familjes Jashari: Pasha zotin mas një kohe ka me u marrë vesh kjo

Gani Geci ka hedhur akuza të rënda ndaj vëllait të ish-presidentit Hashim Thaçi, Gani Thaçi, duke e akuzuar atë për vrasjen e familjes Jashari.

Geci ka reaguar ashpër pas grafiteve denigruese në sheshet e Prishtinës kundër vëllait të tij, Fadil Gecit.

Në një intervistë për media, Geci e ka akuzuar drejtpërdrejt vëllai e Hashim Thaçit, Gani Thaçin, për përfshirjen e tij në Shërbimin Sekret Serb (UDB).

“Vëllai i tij u kon në UDB, Gani Thaçi u kon në UDB. Pasha zotin deklarata e Gani Thaçit e ka rrethu familjen Jashari. Pasha zotin deklarata e Gani Thaçit e ka vra familjen Jashari. Pas një kohe ka mu marrë vesh kjo”, ka thënë Geci.

Mes të tjerash Geci ka thënë se se grafitet denigruese për vëllain e tij Fadil Gecin janë shkruar nga njerëz të afërt me Hashim Thaçin, ish-presidentin e Kosovës i cili po mbahet në Hagë nën akuzat për krime lufte.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit