Sunday, October 13, 2024
spot_img

Në Evropë ne shqiptarët në Luginë të Preshevës jemi më të diskriminuarit, prandaj kemi pse të protestojmë

Shkruan: Refik Hasani

Më së shumti në Evropë, kemi arsye të protestojm ne shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc,pasi jemi më të diskriminuarit, si që thuhet, kemi NJË MIJË E NJË ARSYE për të protestuar në mënyrë paqësore.

Nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, është paralajmëruar se më datën 12 gusht, të këtij muaji në sheshin e qytetit të Bujanocit, për organizimin e një protesta paqësore gjithë popullore. Kjo protest është kundër vazhdimit të diskriminimit duke u pasivizuar adresat si një pastrim etnik në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc.
Protesta paqësore e paralajmëruar për t’u mbajtur në Bujanoc, është një shprehje e manifestimit, se shqiptarët në Serbi jetojn në kushtet e pushtimit klasik, u jan ekzpozuar frigës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim e pastrim etnik.

Protesta gjithë popullore, është një demonstrim se Serbia, vazhdon shkelje, cenim, mohim të së drejtës në përfaqësim proporcional me numrin e banorëve, aktualisht është si një ndër Rajonet më të pazhvilluara dhe më të diskriminuara në gjithë Evropën, një tretman që ka prekur kufinjtë e segregacionit.

Protesta, është një demonstrim se Serbia, vazhdon diskriminimin përmesë pastrimit etnik-pasivizimit, zhvendosjes dhe dëbimit, diskriminimin në përdorimin e Gjuhës Shqipe, të Simbolit Kombëtarë, në investime e Përfaqësime.

Protesta gjithë popullore, është një demonstrim se Serbia, jo që nuk e ka respektuar marrëveshjen e Konçulit, por i ka shtuar forcat e armatosura, paramilitare, forcat policore, Gardën Kombëtare, Policinë kufitare, Policia Ushtarake dhe shërbimet e inteligjencës, kështu aktualisht pas 23 viteve kemi,si:

I. Prezenca e forcave serbe është shtuar nëpër vendbanimet lokalitete shqiptare, të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, jan 48 MINIBAZA në Zonën Tokësore të Sigurisë, kemi militarizim të lartë,
II. Amnistia e ish-ushtarëve të UÇPMB-së nuk është respektuar, sepse pas Marrëveshjes së Konçulit shumë Ushtarë pas dorëzimit të armëve nënë mbykqyreje, monitorimi e garantimin e ndërkombëtarë jan ballafaqur e përballur me ftesa të pranura në biseda të shpeshta informative,jan keqëtrajtuar, maltretuar dhe u jan ngritur e kurdisur skenare për burgojes e arrestime,
III. Policia multietnike nuk është instaluar në përpjestim të popullatës, e as në hierarkinë komanduese në policin multietnike,
Më së shumti kemi arsye të protestojm shqiptarët në Serbi, të ndalen kurdisjet e gjygjeve politike ndaj Ushtarëve të UÇPMB-ës, që të lëvizim lirshëm dhe Beogradi të demilitarizoj dhe heqë bazat e shumta ushtarake nga vendbanimet shqiptare veçmas me zonat kufitare me Republikën e Kosovës, të cilat prodhojn pasiguri dhe presion të vazhdueshëm për shpërngulje.
Nga kjo protesta, faktori politik në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, gjithnjë të jen dhe të paraqiten me kërkesa dhe qëndrim të unifikuara, të dalin sa më unik me kërkesa të harmonizuara dhe të artikuluara mirë, jo vetëm para Beogradit zyrtar por dhe para instancave e mekanizmave të BE-ës dhe OKB-ës.
Nga kjo protest, Prishtina dhe Tirana zyrtare, të jenë edhe zëri kësaj Krahine shqiptare të mbetur padrejtësisht nën Administrimin e Serbisë.
Nga kjo protesta, Beogradi zyrtar, të ndal diskriminimin në gjithë segmentet e jetës.
Nga kjo protesta, BE-ja, të ndal mos trajtimin e duhur të kësaj Krahine, dhe të duhej të mos mbështesin me dy standarde në këtë rast mbështesin pakicën Serbe në Kosovë, por po harrojn shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc që në vitin 1992, kan realizuar organizuar Referendumin, dhe ka patur të organizuar një kryengritja e armatosur dhe sakrifica për liri e UÇPMB-ës.
Por, edhe ndryshim të qasjes nga Prishtina e veçmas nga Tirana zyrtare, në raport me Preshevën, Medvegjën,e Bujanocin.
Do të duhej të kemi mbështetjen ne shqiptarët që jetojmë në Serbi edhe nga institucionet e Kosovës, dhe nga institucionet e Shqipërisë, është obligim moral, njerëzor, Kombëtarë e Shtetëror të dalin publikisht duke u deklaruar në ndaljen e diskriminimit në rritje në raport me Preshevën, Medvegjën,e Bujanocin.
Kjo protest paqësore e gjithë popullore e paralajmëruar për t’u mbajtur në Bujanoc, është një alarm, dhe një MESAZH PAQEJE edhe për BE-n, të vizitojn e rrisin prezencën dhe monitorimin duke garantuar të drejtat indviduale dhe kolektive.
Në Evropë, shqiptarët në Preshevë, Medvegjë,e Bujanoc, jemi më të diskriminuarit, prandaj do të duhej të protestojm.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit