spot_img
Friday, October 25, 2024
spot_img

“A ta ledhatojmë?”: Pse Gjykata Speciale e pranoi si viktimë serbin i cili kishte sulmuar UÇK-në në Llap?

Ish-komandanti i UÇK-së, Nuredin Ibishi, ditën e djeshme dëshmoi në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ibishi u pyet për zonën e Llapit, komunikimin me shtabin e përgjithshëm, qendrat e ndalimit dhe tema të tjera.

Para se të nisnin pyetjet nga mbrojtja e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për Ibishin pati pyetje edhe avokati i viktimave.

Mbrojtësi i viktimave pati disa pyetje për disa viktima në rastin e krerëve të UÇK-së. Megjithatë, doli se një prej viktimave, nuk është krejtësisht viktimë.

“Intervistat e tij kanë të bëjnë me dy viktima që janë pjesëmarrëse në proces, dhe ai ka dëshmi me rëndësi për të dhënë për të dy këta dëshmitarë. I ka njohur të dy ata, dhe ky dëshmitar ka qenë i pranishëm ku ata janë ndaluar. Lidhur me të dy viktimat pjesëmarrëse, dëshiroj të eksplorojë rrehanat”, tha avokati Laws.

Bazuar në pyetjet e avokatit Simon Laws, ai ishte i interesuar për ndalimin që UÇK-ja ia kishte bërë një serbi në zonën e Llapit. I njëjti pretendonte se ishte vetëm roje pylli.

Megjithatë, Nuredin Ibishi zbuloi detaje të reja për këtë rast. ‘Leka’ bëri të ditur se serbi Milevan Stankoviq kishte sulmuar pozicionet e UÇK-së.

Pra, Gjykata Speciale ka pranuar si viktimë në proces një serb të ndaluar, i cili kishte sulmuar UÇK-në.

Por si nisi gjithçka? Fillimisht, Ibishi e quajti gënjeshtër një pyetje të mbrojtësit të viktimave.

“Milevan Stankoviq, ka qenë rojtar pylli dhe më 2 gusht 1998 është ndaluar, dhe ndodhi që ju ishit aty në atë kohë, kur atë e sollën aty. Apo jo?”, pyeti Laws.

“Po”, u përgjigj Ibishi.

“Ju e njihinjit njëri-tjetrin sepse e kishit takuar në shtëpinë e vëllait, pasi vëllai ka pasur marrëdhënie pune me të, në lidhje me drunjtë e prerë nga pylli?”, pyeti sërish ai.

“Kjo është gënjeshtër e pastër”, ia ktheu Ibishi.

Debati mes të dyve vazhdoi.

“Nuk e njihni më parë Stankoviqin?”, pyeti avokati Laws.

“Jo”, u përgjigj Ibishi, çka nxiti një reagim tjetër nga avokati. “Vërtetë”, tha ai.

Ibishi më pas, tregoi se serbi të cilin Gjykata Speciale po del se e trajtoi viktimë, kishte sulmuar pozicionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“E kam takuar të arrestuar. Nuk është, ai ka sulmuar pozicionet tona në Potok me armë”, tha Ibishi në Hagë.

Reagimi i mbrojtësit të viktimave ishte skandaloz. Ai tha se “nuk ka rëndësi”, duke aluduar se është i parëndësishëm fakti që ky serb kishte sulmuar UÇK-në.

“Nuk ka rëndësi, por thjeshtë”, tha avokati.

“Ai ka sulmuar pozicionet tona, ky objekt e ka perimetrin e sigurisë, ënse dikush yn i armatosur këtu ai duhet të arrestohet. Në situatë me uniformë, në situatë stresi të ushtarëve, a duhet ta dinë a ka qenë uniformë e ushtrisë, apo e policisë. Ai ka qenë me armë në dorë. Çka tjetër duhet. Duhet ta ledhatoj. Ai ka pasur fat që ka shpëtuar”, u përgjigj Nuredin Ibishi.

Laws: Më lejoni të iu ndërpres. Sepse ecët shumë përpara?

Nuredin Ibishi: Nuk është sjellur, por ai ka sulmuar pozicionet tona në Potok. Dhe i armatosur. Ai është arrestuar në mënyrë flagrante dhe ka pasur fatin që ka qenë në përmbajtje të përdorimit të armës.

“Unë e kam raportin prej eprorit të njësitit, që ai ka sulmuar pozicionet, dhe është arrestuar dhe është sjell në Bajgorë, përderisa kam qenë në stërvitje me një gjeneratë të kadetëve, dhe jam takuar me sjelljet e tij në kazermë të Bajgorës”, u shpreh Ibishi.

Avokati i viktimave vazhdoi t’i dilte në mbrojtje këtij serbi, duke thënë se ai ishte vetëm me revole.

“Ky rojtar, që ishte në atë kohë 49 vjet, kishte sulmuar vetë ai një pozicion të UÇK-së, ku ishin 4 burra të armatosur me armë automatike, kurse ai ishte armatosur vetëm më një pistoletë”, tha avokati i viktimave në seancë.

“Nga pikëpamja ushtarake nuk iu duket veprim i arsyeshëm për t’u ndërmarrë nga një njeri në këto kushte”, pyeti ai më tutje.

“Unë po ta përshkruaj një situatë hipotetike në këtë objekt, në perimetrin e sigurisë, nëse dikush futet i armatosur, sigurimi si duhet të sillet në raport me të. Njëjtë edhe me rastin e tij, ai ka hyrë në zonën që e ka ditur fort mirë që janë pjesëtarët e UÇK-së. Ka hyrë në zonë, më kanë njoftuar që ka hyrë në pozicionet dhe ka nxjerr armën, dhe këta e kanë arrestuar në flagrancë. Si është dashur të sillet me të edhe në situatë stresi, a mund ta dallosh a është uniformë, me laramaninë që ka pasur regjimi okupues serb”, deklaroi Ibishi.

Pra, ajo që u konstatua dje është se për avokatin e viktimave është e parëndësishme nëse një serb i ndaluar nga UÇK-ja, kishte kryer sulme paraprakisht ndaj ushtarëve të UÇK-së.

Nuredin Ibishi, ish-komandanti i brigadës 151 të UÇK-së, i njohur me nofkën “Leka”, ka deklaruar në Gjykatën Speciale se ishte komanda lokale ajo që vendoste në lidhje me postet e luftëtarëve të UÇK-së në zonën e Llapit.

Ai shtoi se propozimet për emërime në poste i bënte tek komandanti dhe zëvendëskomandanti.

“Ajo është bërë me një procedurë brenda strukturës. Bëhej propozimi pasi që kisha mandatin e komandantit të brigadës për postet e caktuara. Bëja propozim te komanda, te komandanti, zëvendëskomandanti dhe ai i bënte vlerësimet dhe konform kësaj, ai bënte edhe postimet, gjegjësisht vendimet për postim në pozicion të caktuar në kuadër të kësaj strukture organizative”, tha Ibishi.

Sipas tij, struktura e përgjithshme e komandës së Llapit u përcaktua prej Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare.

“Kjo ka të bëjë me ato adoptimet apo përshtatjet që janë bërë konform strukturës organizative të brigadës të dhënë nga Shtabi i Përgjithshëm… Kjo është ajo çka në realitet e kemi bërë, por duke iu përshtatur përherë strukturë organizative të dërguar nga Shtabit të Përgjithshëm, por e modifikuar me veçoritë që i ka pasur zona – të cilat i ceka më herët. Ka të bëjë me mbrojtjen civile edhe çështjet e tjera strukturore që ne i kemi zhvilluar pas gushtit të vitit 1998”.

Ibishi dëshmoi më tej se urdhri i Shtabit të Përgjithshëm ishte që të kalohet në nivelin e organizimit në nivel të batalioneve.

“Këtë organogram, duke iu përshtatur organogramit të dërguar si formë e përgjithshme nga Shtabi i Përgjithshëm, ne e kemi modifikuar konform pozicionimit me emra apo me persona në poste të caktuara edhe në nivel të strukturës organizative sipas sektorëve edhe në nivel të batalioneve, pasi që në atë kohë, pra në gusht, me sa mbaj mend të vitit ’98 ishte urdhër i Shtabit të Përgjithshëm që të kalohet në nivelin e organizimit në nivel të batalioneve”, tha dëshmitari Ibishi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit