spot_img
Friday, October 25, 2024
spot_img

Gashi numëron dështimet e qeverisjes së Kurtit: LDK-ja po ngrihet

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka numëruar dështimet e pushtetit të Albin Kurtit.

Sipas tij, këto dështime kanë nxitur një reflektim te qytetari që ka ndikuar edhe në ngritjen e LDK-së.

“Me këtë qeverisje që i ka pasur katër vjet nuk ka pasur kurrgjë të re në arsim, në shëndetësi, në zhvillimin ekonomik, infrastrukturor, ka pasur stagnim dhe përkeqësim në marrëdhëniet ndërkombëtare, jemi nën sanksione që një vit e gjysmë dhe gjitha këto probleme normalisht që më 9 shkurt do të mendojnë se a është kjo që duhet të jetë edhe për katër vjet apo duhet të ndalet kjo dhe të ribalancohet niveli politik”, ka thënë Gashi.

Jemi në fazë kur ka reflektim të konsiderueshëm, ky reflektim ka kthyer pranueshmërinë për LDK-në, por na duhet të punojmë shumë që të kthejmë besimin, të krijojmë ekip dhe të prezantohemi dinjitetshëm dhe ajo pranueshmëri të kthehet në votë dhe në besim për LDK-në”, ka shtuar deputeti i LDK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit