spot_img
Thursday, October 24, 2024
spot_img

Gazetari i njohur zbulon prapaskenat: Ja cilët janë emrat që fshihen pas dosjes Meta-Kryemadhi

Gazetari Igli Çelmeta i ftuar në një emision televiziv ditën e sotme ka zbuluar të reja nga dosja Meta-Kryemadhi.

“Ky është një nga hetimet më të kopsitura të Prokurorisë së Posaçme, është hetuar nga 3 prokurorët kryesorë.

Hetimi ndaj ish-ciftit është mbështetur fuqishëm nga SHBA, janë dërguar letra porosi dhe në vende të tjera partnere.

Kjo e sotshmja nuk është dosja, është vendimi i Gjykatës, dosja është 10-fishi i kësaj që dimë sot dhe dimë që është censuruar, shumë faqe janë hequr.

SPAK e ka provuar me fakte të gjitha akuzat e bëra, kemi 3 çështje shumë të rëndësishme, siç është lobimi i LSI asokohe në SHBA, hetimi pasuror dhe çështje CEZ-DIA. Në këtë të fundit kanë qene komunikimet telefonike të Metës me Kastriot Ismailajn në vitin 2010 për një periudhë 5 mujore kanë bërë 115 telefonata mes tyre. Ismailaj përdorte një numër zviceran që nuk ishte i tij. Dëshmia e tyre ka qenë kyçe, e Ismailajt dhe gruas së tij, se Meta i ka bërë presion që t`i jepte para në kohë fushate elektorale. SPAK e ka vërtetuar.

Shihen dhe transfertat bankare. Hetimi pasuror është provuar nga SPAK duke zbuluar faktin se me një kartë krediti në emër të mamasë së Monika Kryemadhit, e në bazë të kësaj karte janë bërë blerje jashtë shtetit, edhe pse zonja në fjalë nuk kishte dalë asnjë herë jashtë vendit.

Përveç arrestimit të Metës, janë lëshuar masa “detyrim paraqitje” për Ema Çoku dhe për Monika Kryemadhin, ndërsa ndaj Pirro Xhixhos (Babai Erisa Xhixhos) është vendosur masa “arrest në shtëpi”.

Xhixho konsiderohet si personazhi që ka ndihmuar për pastrimin e parave. Çoku konsiderohet si bashkëpunëtore dhe mike e afërt e Metës dhe Kryemadhit”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit