spot_img
Thursday, October 24, 2024
spot_img

P Diddy dyshohet se ka përdhunuar aktoren e njohur kur ishte 13 vjeçe, publikohen pamjet shqetësuese në rrjet

Akuzat ndaj Sean John Combs, i njohur me emrin e artit si P Diddy duket vijojnë ende, me reperin që vijon të qëndrojë në qeli në pritje të gjyqit të tij.

Së fundmi, një rrëfim i një gruaje, identiteti i së cilës mbahet sekret, është bërë viral në rrjet, e cila shprehet se reperi e ka përdhunuar atë kur ajo ka qenë 13 vjeçe së bashku me dy personazhe të tjerë të njohur në një nga festat e tij.

Menjëherë pas kësaj, në rrjet është publikuar një video, ku P Diddy takohet me aktoren e njohur të “The Ring”, Daveigh Chase në shpërndarjen e çmimeve “MTV 2003”, në kohën kur ajo ka qenë vetëm 13 vjeçe.

Në video, Diddy shfaqet duke e pyetur Chase: “A do të vish në festë sonte?” dhe ajo e pohon duke tundur kokën.

Chase nuk e ka komentuar videon e rishfaqur dhe nuk ka asnjë provë që sugjeron se diçka e pakëndshme ka ndodhur në festën pasuese të vitit 2003. Diddy ishte duke inkurajuar Chase në skenë ndërsa ajo mbajti fjalimin e saj të pranimit për fitoren e saj në kategorinë “Best Villain”, për performancën e saj në filmin “The Ring”.

Diddy mohon të gjitha akuzat kundër tij. Ai është aktualisht në burg në pritje të gjykimit për akuzat për trafikim seksual. Ai akuzohet për drogimin dhe përdhunimin e viktimave të moshës nëntë vjeç.

Avokatët e tij i thanë DailyMail.com se ai kurrë nuk ka sulmuar seksualisht askënd dhe thanë se breshëria e dosjeve më të fundit nuk ishin gjë tjetër veçse përpjekje të qarta për të fituar publicitet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit