spot_img
Monday, November 25, 2024
spot_img

Media serbe i kapet Edon Zhegrovës, lakon edhe tre emra tjerë për një vepër

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, është kryefjala e Champions League.

Eurogoli i Zhegrovës në minutën e 61-të për fitoren e Lilles në Madrid me rezultat 3:1 ndaj Atleticos, po bën bujë kudo jo vetëm në Kontinentin e Vjetër.

Një media serbe “Kurir” i kapet futbollistit Edon Zhegrova duke sulmuar pse po feston me flamurin kuq e zi dhe pse e bëjnë shqiponjën dykrenore.

Ky pamflet i paskrupullt e fyen shtetin tonë, duke shkruan shteti i rremë dhe lakon edhe tre emra tjerë për një vepër madhështore që bën në teshatore pas fitores.

“Skuadra franceze fitoi 3:1 dhe pas ndeshjes në rrjetet sociale u shfaq një video skandaloze nga teshatorja.

Edon Zhegrova ishte edhe golashënuesi për Lillen, shpalosi flamurin e Shqipërisë dhe e vuri një plis në kokë.

Ai shoqërohej nga Bafode Diakite, Jonathan David dhe Engalajel Mukau dhe me bindjen e Zhegrovës të gjithë bënë me duar simbolin e shqiponjës shqiptare.

Edon Zhegrova është përfaqësues i Kosovës, për të cilin ka bërë 40 paraqitje dhe ka shënuar pesë gola. Para se të vinte në Lille, ai luajti për Genk dhe Baselin”, shkruan mes të tjera ky pamflet serb.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit